fbpx

“Maska nuk është e sigurt sepse…”, Taulant Muka flet për fillimin e shkollës: Nuk do zgjasë më shumë se 2 muaj

Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur në lidhje me rifillimin e mësimit ditën e hënë.

Ai theksoi se mësuesit dhe nxënësit janë mjaft të rrezikuar.

“Shqipëria nuk i ka rritur kapacitetet për të përballuar virusin, më së pari janë të rrezikuar mësuesit, fëmijët dhe më pas familjarët e tyre. Maska nuk është ‘ilaçi’ 100 për qind i sigurt, në Shqipëri maska është kryesisht prej cope, dhe kërkon një kulturë për përdorimin e saj.

Maska te fëmijët nën 10 vjeç nuk duhet të bëhet me detyrim, është e rëndësishme që të kuptojmë sjelljen humane, nuk e di nëse një fëmijë mund të përballojë deri në 6 orë me maskë të vendosur”, tha ai.

Por sipas Mukës autoritetet më shumë se maskat duhet të kenë parasysh distancën në klasa, ventilimin, por më së pari vëmendjen në parandalimin e shpërndarjes së infeksionit në komunitet.

Gjithashtu ai sugjeroi që qeveria duhet të kishte ngritur ‘ushtrinë’ me agjentët anticovid në shkolla dhe universitete të cilët janë specialistë të shëndetit publik në gjurmim dhe konstatim që të parandalojë përhapjen e infeksionit.

“Hapja e shkollave në këtë Shqipëri me këto masa nuk besoj se do zgjasë më shumë se 1 muaj ose 2 muaj dhe mjafton të shohësh Izraelin apo Francën të cilët po mendojnë të shkojnë në një ‘lockdown’ të dytë”.