Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka arritur në Strasburg për të folur me zyrtarë të lartë të BE-së.
Këto do të jenë bisedimet e fundit që ajo do të zhvillojë rreth shkëputjes së fundit nga ky union.
Ajo do të takohet me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në prag të votimit të dytë për marrëveshjen.
Kjo lëvizje shihet si përpjekja e fundit e May për Brexit, por megjithatë ky udhëtim i saj nuk jep garanci se një marrëveshje se re do të nënshkruhet nga të dy palët.
Mediat raportojnë se janë rruga më e mirë për të pasur progres në këto momente kritike./real-news.tv/

