fbpx

May nuk e ka mbështetjen e mjaftueshme për marrëveshjen e saj

Brexit-EU-flags-Houses-of-Parliament-3.jpg-3.jpg_26240036_ver1.0_1280_720-3.jpg

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë që nuk ka mbështetje të mjaftueshme për marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Ajo tha se do të vazhdojë përpjekjet për të bindur deputetët edhe pse është “skeptike” rreth procesit.

May tha gjithashtu se qeveria do të duhej që të angazhohet në mënyrë konstruktive me deputetët.

“Votat mund të çojnë në një rezultat që është i panegociueshëm me BE,” u tha ajo deputetëve.

May gjithashtu paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar do të kalojë drejt një procesi të ngadaltë për daljen nga BE nëse pakti i saj nuk aprovohet, duke shtyrë kështu afatin e daljes më shumë se 22 maji, çka i detyron britanikët të marrin pjesë në zgjedhjet evropiane.

Ende nuk dihet data e votimit të tretë të marrëveshjes së tërheqjes së Britanisë nga BE./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303