TË FUNDIT

Mbrojtësi kuqezi/ Kastriot Dermaku drejt Besiktasit

Një ndër mbrojtësit më në zë të kombëtares shqiptare është Kastriot Dermaku. Ky i fundit nuk u ftua nga trajneri Christian Panucci në dy ndeshjet e fundit eliminatore të europianit. Shqiptari është lojtar lider te Cosenza dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve rreth vetes.

Shqiptari në merkato

Bologna dhe Torino u përfolën si dy ekipet e interesuara për shërbimet e shtatlartit në verë, ndërsa tashmë del në skenë dhe një pistë tjetër. Gjigantët e Besiktasit e kanë përfshirë në listën e objektivave për merkaton e verës.

Bashkimi me Besiktas

Shqiptari mund t’i bashkohet turqve, pasi këta të fundit kanë hasur probleme në mbrojtje dhe do të kenë ndryshime për sezonin e ardhshëm. Disa prej titullarëve do të largohen për t’u zëvendësuar me të tjerë. 37 gola ka pësuar ekipi i Besiktasit këtë sezon duke qenë një nga skuadrat që ka pësuar më shumë. Dermaku shihet si personi i duhur për të zgjidhur hallet e “Shqiponjave bardhezi”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat