Të tjera detaje shokuese janë mësuar nga ngjarje e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në Himarë. Kliti Leka tashmë është autori i pranuar i krimit, ku qëlloi për vdekje biznesmenin Niko Goro dhe la të plagosur motrën e tij, në derën e supermarketit të kësaj të fundit.
Mësohet se një debat është bërë mes tij dhe pastrueses së marketit. Kjo e fundit I është drejtuar autorit me fjalët “Çfarë bëre, i vrave”?
Ndërkohë, 53-vjeçari Leka i është kthyer me fjalët thënë “Mbylle gojën se do hash edhe ti një plumb”!

