Mbyllet biblioteka në Lezhë, infektohet me Covid-19 dy punonjës

koronavirus_0.jpg

Dy punonjës në bibliotekën “Gjergj Fishta” në Lezhë kanë rezultuar pozitivë me  Covid-19. Për pasojë, ky institucion është mbyllur disa ditë.

Ndërkohë raportohet se është vetëkarantinuar i gjithë stafi i bibliotekës.

Në hyrje të bibliotekës, e cila është në varësi të Bashkisë së Lezhës, është vendosur njoftimi për mbylljen e saj për një afat të pacaktuar.

scroll to top