Kopshti numër 2 në qytetin e Vlorës është mbyllur së fundmi. Bëhet me dije se një punonjëse rezultoi pozitive me koronavirus. Ndërkohë, 3 të tjera kanë shfaqur simptoma.
Mësohet se i janë nënshtruar tamponit të gjithë pjesëtarët e stafit të cilët janë në pritje të përgjigjes.

