Mbyllet pa gola derbi, paqe në Tirana-Partizani

d68d45a0-ee42-4095-9cbe-eb03645ccfd7-1.jpg

Ka përfunduar në barazim 0-0 derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani.

Edhe pse u luajt deri në minutën e 101, nuk pati asnjë gol. Në “Selman Stërmasi” atmosfera ishte tepër elektrizuese, me dy tifozeritë që dhuruar spektakël në tribuna.

Fitorja në një ndeshje kundër Partizanit është shndërruar në një tabu të vërtetë për Tiranën, e cila edhe pse pati shumë shanse sot nuk mundi të thyente ‘mallkimin’. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303