TË FUNDIT

Mbyllja e lokaleve të natës, Pëllumb Pipero del kundër qeverisë

Vendimin e qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00 e ka komentuar edhe mjeku i njohur infeksionist në vend, Pëllumb Pipero.

Ai tha se virusi nuk ka fasha orari dhe lëviz me ne.

“Virusi lëviz me ne, sa kohë lëvizim në 7 ditët e javës virusi do të lëvizë me ne. Virusi nuk ka fasha orari. Unë besoj se ndalimi i funksionimeve të klubeve të natës dhe muzikës, nuk është qëllim në vetvete, por ka për objektiv frenimin e qarkullimin e virusin mes të rinjve që frekuentojnë lokalet e natës”, tha Pipero.

Më tej Pipero shtoi se klubet e natës duhet të respektojnë protokollet e sigurisë.  Sipas tij, njerëzit nuk mund të kërcejnë 2 metra larg njëri-tjetrit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat