Në lidhje me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që mësimi në universitete të zhvillohet online reagoi edhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Sot dëgjuam që universitetet nuk do të happen dhe do të bëhet mësimi online. Si mund të studiojnë studentët online kur mësimin duhet ta marrin në laboratore? Universiteti është jetë që bashkëjeton pedagogu me studentin, i jep kurajo të përballet nesër me jetën. Izolimi që iu bëjmë çdo ditë të rinjve shqiptarë, sot u bëhet çdo ditë e më shumë mbytës. Mos u dekurajoni sepse frika dhe paniku që ka kapur qeverinë në ikje është një armë shumë e fortë e jona”, tha Kryemadhi, nga Elbasani.

