Një 74-vjeçar nga Kosova humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Velipojës. Një pushues ka rrëfyer ngjarjen duke dhënë disa detaje.
Ai bëri me dije se i moshuari u nxor menjëherë nga uji, por ky i fundit humbi jetën 40 minuta në vonë, për shkak se u vonua ambulanca.
Reagimi i qytetarit për Telegraf:
Desha të ndaj një lajm. Dje isha në pushime në Velipojë. Rreth orës 17:00 pasdite ka vdekur një pushues nga Kosova, sipas informatave ishte rreth moshës 74 vjeçar, nga komuna e Ferizaj. Në vendin e ngjarjes për fat të mirë ka qëlluar një zhytëse profesioniste nga Kosova, e cila me shpejtësi e ka nxjerre nga uji dhe ia ka dhënë ndihmën e parë, mirëpo fatkeqësisht pas 30 apo 40 minutave, i ndjeri ka ndërruar jetë.
Ajo çfarë po më shtyn të ju jap këtë informate është neglizhenca e ambulancës. Në rrethin e Velipojës nuk kishte pas fare ambulancë dhe është dashur që ambulanca të vijë nga Shkodra, diku më shumë se 40 km larg.
Dhe një nga shkaktaret e vdekjes është vonesa e ambulancës e cila është vonu më shumë se 30 apo 40 minuta (pasi ka ndërruar jetë pacienti). Vonesa e ambulancës ka shkaktuar edhe pakënaqësi dhe irritim te pushuesit, të cilët në masë të madhe janë mbledhë dhe kanë brohoritur dhe kanë shajte ambulancën.
Desha të ndajë këtë lajm që të ketë një reagim nga institucionet e Shqipërisë që e kanë neglizhu shumë këtë situatë dhe si ka mundësi që gjithë ai numër i pushuesve mos me pas ambulancë afër bregdetit?
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Viktima ishte nga qyteti i Ferizajt dhe u nxorr i gjalë nga uji. Pushuesit tentuan që ta ndihmonin, por nuk e shpëtuan dot. Ambulanca u vonua për 40 minuta, pasi shërbimi i ambulancës në Velipojë është mbyllur që më 31 gusht. Në vendngjarje mbërrit ambulanca e Shkodrës.

