Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugë me qëllim rritjen e parametrave te sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve. Në orët e para të kësaj të diele blutë e kryeqytetit kanë kryer kontrolle me radar në Sauk me qëllim ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat e qarkullimit.
Në profilin e Facebook, përkrah videos së aksionit, polica ka shpërndarë edhe një mesazh sensibilizues për të gjithë shoferët.
“Forma e re e menaxhimit dhe kontrollit, ku evidentohet dhe ndëshkohet vetëm ai drejtues mjeti që shkel rregullat e jo të ndalohet çdo mjet. Mos shpejtoni se polici rrugor edhe pse shpesh i padukshëm, është i pranishëm në çdo aks rrugor me anë të mjeteve logjistike, ndërkohë që masa administrative do t’ju vijë aty ku banoni”. (real-news.tv)
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/417077885701013/

