23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Me kanabis nga Tirana në Lezhë, në pranga 31-vjeçari

spot_img

Uniformat blu kanë arrestuar një 31-vjeçar që u kap me lëndë narkotike në makinë.

Shtetasi me iniciale N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë, kishte fshehur 3 kg kanabis brenda një televizori dhe po e transportonte nga kryeqyteti drejt Lezhës.

Ai u kap në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut gjatë operacionit policor të koduar ‘Patoku’.

“Policia nisi operacionin, mbi bazën e një informacioni të marrë  nga qytetarët për një shteta,s i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Lezhës, dhe me automjetin e vet  po transportonte  lëndë narkotike. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e N.N., 31 vjeç, në brendësi të një televizori, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë  lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa,”-raporton policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.N dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat