35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Më shumë spektakël, ja rregullat e reja në futboll

spot_img

Futbolli po ndryshon dhe po i përshtatet nevojave të lojës moderne. Nuk nis një epokë e re vërtet, por në mbledhjen e 133-të në Bordit Ndërkombëtar në Aberden të Skocisë, janë miratuar rregulla që do të ndikojnë në zhvillimin e ndeshjeve. Rivënia e topit në lojë, ndërrimet, muret, penalltitë, goditja me dy takime, prekjet ndaj gjyqtarit por dhe prekjet me dorë. Më shumë spektakël, më shumë fair play, po luftohen humbjet e panevojshme të kohës. është si një kohëmatës interesant. Për kampionatet dhe kupat do të nisë nga korriku, ndërsa për Euro Under 21 në qershor dhe për kualifikimet e Euro 2020 në mars, sistemi i ri mund të futet më shpejt. Kjo do të varet nga UEFA. Ja të gjitha risitë, një për një:

Rivënia e portierit dhe topi që luhet në zonë

Ishte një nga normat më “antisportive”. Mbrojtësi në vështirësi kishte në dispozicion një hile, kur merrte topin nga portieri në rivënie fundore dhe ndodhej në limitin e zonës, i mjaftonte një prekje përpara se të dilte nga 16 metrat për ta bërë të pavlefshëm presingun e sulmuesit kundërshtar. Arbitri ishte i detyruar të kthehnte pas rivënien fundore. Tani kjo ka ndryshuar. Mbrojtësi mund të rrijë në zonë, sapo portieri prek topin për ta pasuar, sulmuesi ka të drejtë të hyjë. Sipas Pierluixhi Kolinës, presidentit të Komisionit të Arbitrave në FIFA “kështu nuk mund t’i jepet një avantazh i padrejtë mbrojtësit dhe përshtatet ndërtimi i lojës me topin në tokë që praktikohet nga shumë skuadra”. Do të duhen mbrojtësa më teknikë, përndryshe ky telash mund të kushtojë.

Zëvendësimi në vijën e fushës më të afërt

Mjaft më me humbjet e kohës për zëvendësimet e lojtarëve që shkojnë drejt goditjes së këndit për të ngadalësuar lojën. Arbitri tashmë ka të drejtë të urdhërojë daljen nga zona më e afërt për të zëvendësuarin dhe nëse do të fillojnë kartonët e verdhë për ata që spekulojnë, nuk do të ishte aspak keq…

Kartoni i verdhë për trajnerët

Trajnerët që protestojnë ose shkelin rregulloren përjashtohen, por tashmë ka mbërritur dhe kartoni i verdhë. Me disa të verdha do të vijë dhe skualifikimi, njëjtë si për lojtarët, ndërsa kartoni i kuq do të sjellë skualifikimin me një ndeshje.

Nuk ka më shqetësime në mur, distanca minimale një metër

“Nuk ishte një gjë e mirë kur sulmuesi kundërshtar hynte në murin rival për të shqetësuar mbrojtësit dhe krijonte konfuzion”, kujton Kolina. E kështu, tani kjo gjë do të jetë e ndaluar. Një lojtar kundërshtar mund të qëndrojë përpara, pas ose në krah të murit, por vetëm nëse respekton distancën minimale prej një metri.

Penalltitë, portieri mund të rrijë një këmbë përpara vijës fatale

Shpjegon Kolina: “është një risi që fotografon realitetin sepse është shumë e vështirë që një portier gjatë penalltisë të qëndrojë i palëvizur mbi vijë”. Kështu vjen dhe ndryshimi, mund të jetë në gjatësinë e një këmbe larg vijës, por me ndërhyrjen e VAR-it, nëse kjo distancë nuk respektohet, atëherë penalltia do të përsëritet.

Top i diskutueshëm? Jo, topi do t’i jepet atij që duhet ta luajë

Nuk do të ketë më top të diskutueshëm. Gjyqtari do ta luajë topin për atë që ka të drejtën e zotërimit, kundërshtari duhet të qëndrojë 4 metra larg.

Prekje vendimtare e topit nga gjyqtari? Jepet top i diskutueshëm

Nuk është aspak bukur kur një gjyqtar, edhe në mënyrë të pavullnetshme, ia pason topin një lojtari, ose edhe bën gol. Tashmë, nëse prekja e gjyqtarit sjell një asist, një gol, ose një ndërprerje aksioni në favor të skuadrës tjetër, ndalet loja dhe luhet topi i diskutueshëm. Nëse situata ndodh në zonë, topi i kalon portierit.

Gol i pavullnetshëm me dorë? Anulohet

Në fakt, gjyqtarët e aplikojnë këtë rregull të pashkruar, por tashmë është bërë ligj! Nëse topi hyn në rrjetë pas një prekjeje me dorë të paqëllimshme, nuk do të akordohet kurrë gol.

Faulli me dorë: e vullnetshme dhe natyrale

“Nuk është e vërtetë se e vullnetshmja nuk do të ekzistojë më”, saktëson Kolina. Vetëm se faulli me dorë do të kodifikohet në këta raste 1) prekje e vullnetshme 2) pozicion jonatyral, edhe pse e pavullnetshme, kur krahu është në linjë me shpatullën, sipër shpatullave, ose larg trupit. Pavarësisht distancës ndërmejt atij që gjuan dhe atij që prek me dorë. Një përjashtim: nëse dikush prek topin me dorë pasi e ka gjuajtur vetë më parë, nuk është faull.

Faulli me dorë në sparkatë

Tjetër saktësim. Kur një lojtar ndërhyn në sparkatë dhe prek topin me krah ose dorë: 1) nëse e prek topin me krahun mbështetës dhe ky është i ngjitur me trupin, nuk është faull 2) nëse krahu mbështetës është larg trupit, është faull 3) nëse prek me krahun tjetër dhe ky është larg trupit, është faull.

Kartonët dhe avantazhi

Një skuadër që pëson një faull për të verdhë ose për të kuq, mund ta ekzekutojë menjëherë goditjen e dënimit për të pasur me vete avantazhin e efektit befasi. Arbitri mund ta nxjerrë kartonin në fund të aksionit.

Portieri gjuan keq topin

Nëse portieri, duke luajtur topin me këmbë në një pasim nga shoku i skuadrës, e gjuan keq atë dhe topi mbetet në zonë, mund ta zotërojë pa qenë e nevojshme goditja me dy takime në zonë. BW

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat