“Më thërrmove zemrën”/ Humbi vëllanë në aksident, reagon deputetja e PS-së

Mbrëmjen e djeshme, në një aksident fatal humbi jetën ushtaraku 37-vjeçar, Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.

Në një postim në Facebook, vetë Gjylameti shkroi fare pak rreshta mbi ngjarjen në fjalë.

“Më thërrmove zemrën në 1000 pjesë o Tonce. Thonë që zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë ?”
Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Elbasan.

Makina e të ndjerit u përplas me një kamion brenda në tunelin e autostradës Tiranë- Elbasan dhe si pasojë makina e vogël, e cila ishte me gaz shpërtheu dhe drejtuesi u dogj brenda.

Kjo është humbja e dytë në fare pak kohë për deputeten, ku një vit më parë u nda nga jeta, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë edhe motra e saj.