TË FUNDIT

Mediat botërore shkruajnë për protestën e opozitës

Është pasqyruar edhe në mediat botërore, protesta e djeshme e zhvilluar te Kryeministria.

‘New York Times’ ‘Associated Press’ dhe ‘Washington Post’ kanë përcjellë me përpikëri çdo zhvillim që ndodhi nga opozita.

‘Washington Post’ ka shkruar në lidhje me përleshjet mes policisë dhe protestuesve, ku edhe titulli i shkrimit i referohet dhunës.

Ndërkohë, ‘Associated Press’ dhe ‘Washington Post’ iu referuan protestën në tërësi, duke përshkruar fjalimin e Bashës, arrestimin e Sait Dollapit si dhe dhunën në protestë.

“Mijëra shqiptarë protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, duke hedhur molotov në zyrën e tij. Gjatë tre muajve të fundit ka pasur demostrata antiqeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për vjedhje të votave dhe korrupsion. Lideri i opozitës Lulzim Bashës i bëri thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti,”- shkroi BBC News.

Reuters: “Me thirrjet ‘Duam një Shqipëria evropiane’, slogani i protestave pro-demokracisë kur vendi doli nga komunizmi në 1990, protestuesit ripërsëritën thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi ligjvënësit e tyre dogjën mandatin e parlamentit.”

Deutsche Welle: “Një grup protestuesish, përfshirë persona të maskuar, hodhën molotov, fishekzjarrë dhe objekte të tjera në hyrjen e ndërtesës kryesore të qeverisë në kryeqytetin shqiptar. Policia hodhi gaz lotsjellës kur një numër protestuesish depërtuan kordonin.”

Protesta e djeshme ishte protesta e 4-t kombëtare nga ana e opozitës, e cila kërkon largimin e Ramës nga qeveria dhe zgjedhje të lira e të ndershme./real-news.tv

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat