Deklarata e Edi Ramës lidhur me pushimet në greqi dhe reagimi i tij thumbues ndaj mediave greke që përcollën lajmin, nuk është pritur mirë nga shteti fqinj, të cilat e kanë cilësuar Kryeministrin tonë si një frikacak të Erdoganit, dhe një njeri anti-grek.
Midis të tjerave Tribune.gr thekson se:
“Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike. Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bente pushime në Greqi. Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi. Ai duhet të respektojë Greqinë, dhe te mos provokojë. Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi. Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri.


