fbpx

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës

Albania_Opposition_15551-780x520.jpg

Mediat ndërkombëtare si ‘The New York Times’, Associated Press’, ‘Washington’s top news’, kanë shkruar për protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë.

‘Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë në një tubim anti-qeveritar për të protestuar kundër asaj që ata thonë se është një kabinet i korruptuar dhe joefikas, duke kërkuar dorëheqjen e saj dhe zgjedhjet e parakohshme.

Në përpjekje për të hyrë në ndërtesën e Kryeministrisë, protestuesit u përleshën me policinë.

Tubimi u organizua nga Partia Demokratike.

Demonstruesit hodhën objekte dhe sende të ndryshme në drejtim të kryeministrisë dhe shkatërruan hyrjen e saj. Ata nuk hynë brenda.

Protestuesit gjithashtu shkatërruan një vepër arti në anën e ndërtesës së qeverisë.

Policia ofroi rezistencë të vogël, duke qëndruar në anën tjetër, edhe pse përdorën gaz lotsjellës dhe ujë në përpjekje për të larguar protestuesit. Oficerët e policisë gjithashtu folën përmes altoparlantëve duke u bërë thirrje protestuesve të shpërndahen.

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj u bëri thirrje udhëheqësve politikë që të largohen nga dhuna’-shkruajnë mediat e huaja.

Në një intervistë me The Associated Press përpara tubimit, udhëheqësi i demokratëve Lulzim Basha tha se duan që qeveria të japë dorëheqjen, një kabinet i përkohshëm të krijohet dhe zgjedhje të parakohshme të mbahen”me qëllim që të rivendoset demokracia përmes një parlamenti që zgjidhet nga vullneti i njerëzve dhe jo nga paratë ose kërcënimet e kriminelëve “.

‘Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për përmbajtje duke thënë se “qytetarët duhet të jenë të lirë të protestojnë dhe të respektohen të gjitha institucionet”.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama të shtunën ishte duke zhvilluar një takim me qytetarët në qytetin e Vlorës, në një ndalesë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore në qershor’-raporton The New York Times./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303