Një ndër çiftet më të përfolura të showbizit janë Loredana dhe Mozzik.
Dyshja duket se po bëjnë namin me këngën e re “Romeo&Juliet”.

Kënga e tyre pati reagime mjaft poztive jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe nga ai i huaj.
Loredana është mjaft e famshme edhe në Gjermani pasi këngët e saj janë mjaft të pëlqyera atje.
Por kësaj rradhe ajo ka tërhequr vëmendje edhe në mediat zviceriane.
Gazeta zvicerane ’20 minuten’ shkruan se Loredana është mbretëresha e platformave muzikore në Zvicër, duke qenë se me këngën e re ka shënuar 6 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe 1.7 milionë në ‘Spotify’ brenda një kohe shumë të shkurtër.

Gazeta shkruan se Loredana po vendos standarde të reja,të paimagjinueshme, për artisët zviceranë./real-news.tv

