fbpx

Meksika i përgjigjet ashpër presidentit Trump për vendosjen e taksës

trum-and-migrants.jpg

Në një letër drejtuar Trump, presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador tha se nuk dëshironte konfrontim dhe kërkoi që të gjendet një zgjidhje paqësore për polemikat.

“President Trump, problemet sociale nuk mund të zgjidhen me vendosjen e taksave ose masave shtrënguese. Unë propozoj që të thellojmë dialogun, të kërkojmë alternativa ndaj problemit të emigracionit dhe, ju lutem, mbani mend se nuk më mungon guximi, që unë nuk jam frikacak dhe as i ndrojtur, por që veproj bazuar në parime: Unë besoj në politikën që, ndër të tjera, u shpik për të shmangur konfrontimin dhe luftën “- shkruan kreu meksikan.

López Obrador kërkoi që zyrtarët amerikanë dhe meksikan të fillojnë takime për të diskutuar se si të “arrijnë një marrëveshje për të mirën e të dy kombeve”.

Presidenti tha se ka urdhëruar ministrin e tij të jashtëm të udhëtojë të premten në Uashington.

“Unë dua të këmbëngul që nuk do të bien pre e provokimeve, se do të veprojmë me kujdes në lidhje me autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe në lidhje me Presidentin Donald Trump”, -shtoi Obrador./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303