Mënyra se si ecni tregon shumë për shëndetin tuaj

Përfshin trupin tuaj nga koka deri tek gishtërinjtë e këmbës, duke i përfshirë edhe disa pjesë të trurit.

Ecja juaj, sjellja dhe ritmi mund të transmetojnë të dhëna për shëndetin dhe personalitetin tuaj, raporton “WBHMD”.

Jetë më të gjatë: Studimet tregojnë se personat mbi 65 vjeç, të cilët kanë një nevojë për shpejtësi gjatë ecjes mund të jetë shenjë që do të jetoni më gjatë.

Ankth: Kur jeni të tensionuar dhe të shqetësuar,  keni më pak gjasa të ecni drejtë. Hulumtuesit të cilët kanë ndjekur ecjen e njerëzve dhe lëvizjet e tyre gjetën se sa më të stresuar që janë njerëzit, që më shumë u larguan kur synonin një objektiv të drejtë. Kjo për shkak se ana e djathtë e trurit tuaj, është duke u munduar të i përballoj stresin dhe dyshimet.

Muskuj të dobët: Nëse ju duket sikur jeni duke ecur në shkallë të padukshme, mund të keni këmbe të dobëta.

Shpinë të jo të mirë: Nëse keni dëmtuar ndonjë muskuj, do keni probleme me pjesën e poshtme të shpinës.

Sëmundjen e Parkisnonit: Lëvizje dhe ecje të ngadalshme- veçanërisht nëse jeni meshkuj mbi moshën 60 vjeçare, mund të jetë një shenjë se truri juaj është duke e pasur një kohë të vështirë për të marr mesazhin që të lëvizni muskujt e këmbës më shpejt.

Depresion: Nuk është e pazakonshme që depresioni të ju bëje të ecni ngadalë, dhe hapa të shkurtër.