Merkel dhe Von der Leyen bëjnë premtimin e madh për Shqipërinë

Në institucionet dhe vendet më të rëndësishme të BE-së vijon debati në lidhje me faktin se pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk i nisën negociatat.

Vendimi i Francës vijon të kritikohet sërish. Këtë herë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentja e caktuar e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp, theksuan rëndësinë e perspektivës së anëtarësimit në BE për këto dy vende. Merkel tha se pranimi i tyre ka edhe rëndësi strategjike.

Von der Leyen tha se BE duhet ta lidhë Ballkanin Perëndimor me një perspektivë pranimi.

Presidentja e caktuar e KE premtoi programe ndihmë speciale për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka për qëllim që të ndihmojë këto vende që të lehtësojnë zhgënjimin nga mohimi i nisjes së bisedimeve.

Një ditë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron insistoi se nuk mund të zgjerim pa reformim.

Ai tha se për Shqipërinë ishin kundër nisjes së negociatave thuajse gjysma e BE. Macron insistoi se ai e shpëtoi Shqipërinë nga poshtërimi duke mos lejuar nisjen e bisedimeve vetëm për Maqedoninë e Veriut.