TË FUNDIT

Merr formë “Arena Kombëtare”, Rama jep lajmin

Kombëtarja shqiptare më në fund do të ketë shumë shpejt gati shtëpinë e saj të re. Impianti modern “Arena Kombëtare” është drejt përfundimit.

Ka qenë Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka dhënë lajmin e shumëpritur se edhe është edhe pak muaj na ndajnë nga inaugurimi i stadiumit.

“Arena Kombëtare drejt përfundimit edhe për pak muaj”, shkruan Rama në “Instagram”, teksa e ka ndarë me ndjekësit edhe tij, një foto nga stolat e kuq në tribunën qendrore që kanë filluar të vendosen.

“Arena Kombëtare” është investimi më i madh që është bërë në Shqipëri për sa i përket sportit. Ai do të jetë stadiumi i tretë që i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, pas “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriçit”./real-news.tv/ 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat