Mesa duket fati i një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë është përcaktuar ditën e sotme.
Pasi kanë dëgjuar më shumë se 200 orë dëshmi, pasi kanë lexuar kuti të tëra me dokumente, anëtarët e jurisë në gjyqin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Joaquin Guzman, i njohur ndryshe edhe si “El Chapo” ka marrë vendimin përfundimtar duke e shpallur atë fajtor.
Jurisë në një gjykatë federale në Bruklin i janë dashur 34 orë diskutime përgjatë gjashtë ditëve, për të dalë në këtë përfundim.
El Chapo është shpallur fajtor për 10 akuza që Prokuroria kishte ngritur kundër tij, duke e konsideruar edhe si kreun e kartelit të Sinaloas. /Real-news.tv/

