Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë ka publikuar ditën e sotme një njoftim mjaft të rëndësishëm sa i takon zhvillimit të masterave për këtë vit të ri akademik.
Raportohet se për vitet e dyta master është vendosur që për leksionet dhe seminarët, mësimi do të zhvillohet online,
Ndërsa në lidhje me mësimin për ata që janë në Bachelor, universiteti bën me dije se vitet e dyta dhe të treta gjithashtu do të zhvillojnë mësimin online, seminaret dhe leksionet.
Ndërsa vitet e para në Bachelor dhe në Master që do të regjistrohen në Universitetin e Gjuhëve të Huaja do të zhvillojnë në auditore seminaret ndërsa leksionet do ti zhvillojnë online.

