fbpx

Mesazhi i ambasadorit të BE për opozitën

f55125ebe3879b77fc93ce537de16d8b_L.jpg

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje mbrëmjen e sotme opozitës dhe mazhorancës që të ulen dhe të bashkëbisedojnë për të gjetur kompromis mes tyre.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi, Soreca ka theksuar se si Qeveria dhe Parlamenti janë legjitim.

Më tej, Luigi Soreca i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pasi ajo është votuar nga qytetarët.

‘Ata kanë nevojë për një administratë që funksionon dhe disa nga kryetarët e bashkive mbarojnë mandatet e tyre shumë shpejt, kështu që ligjërisht ata duhet të kenë mandat të ri, prandaj mendoj se është e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen dhe natyrisht që unë mendoj që opozita duhet të marrë pjesë pasi këtë kërkojnë qytetarët që u kanë dhënë votën atyre për kaq shumë vite. Më lejoni po ashtu të them edhe një gjë tjetër. Është shumë e rëndësishme për BE-në që BE-ja ta dijë që sistemi politik në vend funksionon dhe që sistemi zgjedhor është pjesë e rëndësishme dhe përbërëse e tij. Por edhe bota ekonomike, pra sfera ekonomike’, ka përfunduar ambasadori i BE në Tiranë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303