Madona, “Mbretëresha e popit” ka përçuar edhe një mesazh për pandeminë e koronavirusit.
Me anë të një postimi në Instagram, ku shihet duke u larë në vaksë, këngëtarja 61-vjeçare tha se “koronavirusi ka barazuar njerëzit në shumë mënyra” sepse nuk ka rëndësi se sa i pasur apo i famshëm je, Covid-19 mund të prekë këdo.

“Këtë ka Covid-19, nuk i plas se sa i pasur apo i famshëm je, sa i lezetshëm apo i zgjuar je, ku jeton, sa vjeç je… Është një barazues shumë i mirë dhe pikërisht kjo gjë që e bën të tmerrshëm, është madhështia e tij. Është i mrekullueshëm fakti që në shumë mënyra na ka vënë shenjën e barazisë”, thotë një Madonna krejtësisht nudo në vaskë.

