Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku i jep një mesazh politikës shqiptarë e sidomos politikanëve.
Meta shkruan se politikanët duhet të nisin të dëgjojnë njëri-tjetrin, me qëllim përmirësimin në mënyrë që shoqëria të reflektojë.
“E kemi të domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, jo vetëm në mjediset universitare e shoqërore, por edhe në ato politike, duke qenë gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues, në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht”, shkruan Meta./real-news.tv