fbpx

Mesazhi/ Meta: Të evitojmë greminën

846bd5a4-e5e8-4d6f-92fe-b6a78179fc79.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në “Ora News” ka dhënë sot një mesazh të qartë për të gjithë klasën politike për të shtuar përpjekjet për të evituar atë që ai e ka cilësuar si “rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar”.

Gazetarja: Zoti President, së pari ju falënderoj për intervistën! Ju sot në mesditë zhvilluat një takim me partitë e Qendrës së Djathtë. Çfarë solli ky takim? Ju paralajmëruat rrezikimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Një deklaratë e fortë nga kreu i shtetit.

Besoj se ky takim ishte një mesazh i qartë që duhen shtuar përpjekjet dhe kontributet nga të gjithë për të evituar rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar, e cila padyshim që vë në diskutim edhe vetë pluralizimin politik, por edhe vetë bashkëjetesën demokratike të arritur me aq sakrifica për gati tre dekada, duke pasur në konsideratë faktin që të gjitha partitë parlamentare opozitare të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të vitit 2017, jo vetëm kanë vendosur në bllok, si forca politike, të largohen nga parlamenti, por njëkohësisht kanë marrë një vendim tjetër për t’u mos regjistruar në zgjedhjet e dekretuara vendore, tashmë prej kohësh, të 30 qershorit.

Ka qenë një takim, me kërkesën e tyre, të forcave politike, dhe padyshim mendoj se takimet janë të rëndësishme dhe janë të domosdoshme. Dhe të gjithë duhet të reflektojnë për të mos vazhduar askush nga pozitat e “të fortit” pikërisht atje, në tehun e buzës së greminës, sepse sikurse e kam thënë edhe më parë, pikërisht atje këmba mund edhe të rrëshqasë jashtë vullnetit, për të shkuar në një krizë të paparashikuar.

Advertisement

Unë shqetësimet e mia i kam ngritur me kohë dhe besoj se i sqarova edhe drejtuesit e këtyre partive mbi përpjekjet e mia të vazhdueshme, – të cilat kanë qenë edhe publike, por edhe jopublike, por shumë të mirë dokumentuara, – për të parandaluar një situatë të tillë, sepse edhe mungesa e dialogut padyshim që do të akumulojë një hendek, që do të çojë në krizë dhe sigurisht këtu një problem mjaft serioz ka qenë e mbetet, aq më tepër duke pasur në konsideratë përmasat e kësaj krize, mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Problemet janë të mëdha të sistemit gjyqësor, të cilat në bindjen time, nuk vijnë nga reforma në drejtësi, por nga mënyra e njëanshme, jashtë dialogut politik dhe në mungesë të respektit shpesh herë të parimeve kushtetuese dhe të afateve kushtetuese, për krijimin në kohë të institucioneve, të cilat do ta kishin evituar një situatë të tillë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303