Shqipëria U-18 e drejtuar nga Nevil Dede ka marrë fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e dytë të zhvilluar në stadiumin e ri të Librazhdit, “Sopoti”. Kuqezinjtë fituan me rezultatin minimal 1-0.
Pas barazimit 2-2, të arritur pak ditë më parë, këtë herë djemtë e drejtuar nga Nevil Dede ia kanë dalë të triumfojnë ndaj fqinjëve.
Goli u realizua nga Armelindo Mema (pjesë e të rinjve të QPR). Ishin dy miqësore pozitive për kuqezinjtë, aq sa edhe Nevil Dede u shpreh i kënaqur. Gjatë këtyre ndeshjeve, janë mbajtur shënim edhe futbollistët e aktivizuar, pasi do të jenë “resurse” për U-19 e trajnerit Dede. telesport

