fbpx

Mësimi i alternuar/ Ja si shprehen prindërit: Është periudha e virusit, do përshtatemi nga halli

1b7ba1da-b6d9-46f5-afcd-b67964ff1632_w1080_h608.jpg

Nga data 1 dhjetor mësimi në shkolla do të zhvillohet i alternuar, në klasa dhe online

Një ditë më parë Ministrja e Arsimit njoftoi që mësimi nga data 1 dhjetor do të zhvillohet sipas skenarit nr.2, në klasë dhe online.

Por nisur nga eksperienca e mëparshme me mësimin online shumë prindër nuk janë të kënaqur me vendimin dhe preferojnë mësimin në shkolla.

Gjyshërit janë ata që për shkak të orareve shkojnë të marrin nipërit e mbesat nga shkolla. Mësimi me turne e bën të vështirë për prindërit e fëmijës të cilët janë të detyruar që ti përshaten këtij vendimi.

“Thjesht di të them që do të ngelen shumë analfabet, se online, por s’kemi ca të bëjmë. Është periudha e Coronës, jemi të detyruar po bëjmë sakrificën për për t’i sjellë e për t’i marrë”, shprehet një prind.

“Duhet t’i përshatemi nga halli, ç’a do të bëjmë. Por nuk përshtaten prindërit se janë nëpër punë. Të rrojnë gjyshet”, shprehet një zonjë tjetër në moshë.

“Frika është do, s’do do grumbullohesh”, thotë një prind tjetër.

Nga mësimi i alternuar, ministria e arsimit ka vendosur të përjashtojë nxënëst nga klasa e 1-5 dhe maturantët, të cilet do të vijonë ta bëjnë mësimin fizikisht në klasa.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303