Meta bën thirrje: Dialog për të normalizuar krizën politike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i pranishëm ditën e sotme në Durrës, për të përkujtuar 80-vjetorin e rezistencës antifashite.

Nga Durrësi, Meta ka folur për krizën politike në Shqipëri, ku sipas tij, një dialog i përgjegjshëm mund të rivendosë normalitet të plotë në Shqipëri

“Unë besoj te dialogu dhe zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë, Kushtetues, institucional dhe demokratik dhe unë besoj që pas 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme dhe i nxis politikanët e përgjegjshëm kudo që ndodhen në shumicë apo opozitë të tregojnë që në këto 22 vite që Shqipëria ka bërë përparime dhe nuk mund të shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe demonstrimeve të forcës, mitingjeve dhe antimitingjeve të panevojshme”, u shpreh Meta

Meta tha se është detyrë e politikanëve, të tregojnë vullnet për dialog, të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe të udhëhiqen nga arsyeja./real-news.tv