TË FUNDIT

Meta heq kollaren, kafe me gazetarët pas konferencës

Menjëherë pas konferencës për shtyp, Presidenti Ilir Meta, është ulur me gazetarët në një takim informal jashtë ‘syrit’ të kamerave.

Meta duket i relaksuar pas fjalës së mbajtur, ndërsa vihet re se ka hequr kravatën dhe xhaketën.

Kujtojmë se konferenca e Metës për shtyp erdhi menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për t’i hapur rrugën zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

Në lidhje me këtë vendim Meta ka thënë se vendimi i Kolegjit nuk ka asnjë vlerë juridike dhe se i vetmi që mund të vendosi mbi datën e zgjedhjeve është Presidenti.

Sipas kreut të shteti, dekretin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Nga ana tjetër Partia socialiste dhe KQZ nuk e njohin dekretin e Metës dhe vijojnë fushatën elektorale, ndërsa këta të fundit Meta i ka quajtur ‘organizatë socialiste’.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat