TË FUNDIT

Meta në Tropojë, Rudina Hajdari i bën kërkesën e papritur: Mos harroni t’i thoni tim eti që…

Sot në veri të vendit po zhvillohet një ceremoni për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Të pranishëm janë shumë personalitete, mes tyre Presidenti Meta, kongresmeni Engel, kryetari i bashkisë së Tropojës i zgjedhur nga PD-ja, Besnik Dushaj dhe shumë të tjerë.

Por, kryetarja e grupit Demokrat, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka akuzuar se partia (PD-ja) ka urdhëruar që të mos lejohet që të jetë e pranishme. Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se pavarësisht se në Tropojë iu ndalua që të shkonte, do të shkojë në Kosovë, pra në Gjakovë, ndërsa ka një mesazh për Presidentin Meta dhe kryetarin e bashkisë Dushaj.

“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë” shkruan ajo. Pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, Hajdari është përjashtuar nga PD-ja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat