31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Meta: Të lihen mënjanë interesat afatshkurtra

spot_img

Në ditën e tretë të Samitit të Diasporës që po mbahet në Lezhë është përkujtuar 575 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se Kuvendi i Lezhës duhet të shërbejë për reflektim dhe të lihen mënjanë interesat afatshkurtra.

“Skënderbeu do mbetet përgjithmonë i gjalli me të gjallët ka thënë Fan Noli. Ai është figura më shpëtimtare e frymëzuese dhe ka përcaktuar identitetin e shqiptarëve. Shpreh mirënjohje për shqiptarët e Maqedonisë që me aq mençuri arritën të çelin rrugën evropiane të Maqedonisë, rrugë që do garantojë të gjitha të drejtat e tyre si qytetarët evropiane. Uroj që ky Kuvend i Lezhës të na ndihmojë që të reflektojmë dhe t’i themi një ‘po’ të fortë rrugës së integrimit për në BE së bashku me Maqedoninë e Veriut. Të ngrihemi mbi interesat afatshkurtra’-u shpreh Meta.

Presidenti gjithashtu dha një mesazh për shqiptarët duke i bërë thirrje ta gjykojnë më pak njëri-tjetrin.

‘Duhet të jemi më të dashur me njëri-tjetrin dhe te gjykojmë më pak. Vetëm të bashkuar kemi progres dhe mund të ecim përpara. Për këtë do të na ndihmonte thënia e Nënë Terezës: Po t’i gjykojmë të tjerët pa fund, nuk do të na mbetet kohë për t’i dashur ata. Ndaj ta duam njeri më shumë dhe kjo është rruga e afirmimit të mëtejshëm”- tha Meta./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat