Meta paralajmëron një hap të rëndësishëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë sot një tjetër intervistë për datën 11 tetor, kur Komisioni i Venecias pritet të publikojë raportin për çdekretimin e 30 qershorit nga presidenti Ilir Meta.

Megjithatë Meta njoftoi se me 22 nëntor do të bëjë publike nismën e  tij mbrojtje të Kushtetutës.

“Përsa i takon çështjes së Kushtetutës, duhet t’ju siguroj që për mua tani ka dy data. Data e parë është 18 tetori, pra unë, nuk do të lodhem më që t’i kujtojë partitë që dekreti për 13 tetorin është në fuqi, apo që mosbotimi në Fletoren Zyrtare nga ana e qeverisë, siç thotë qartë misioni i OSBE/ODIHR i dekretit të 13 tetorit, është i paligjshëm.

Së dyti, për mua data tjetër përveç 18 tetorit është 22 nëntori, dita kur shqiptarët në vitin 1998 me referendum miratuan Kushtetutën, e cila natyrisht është sakatuar padrejtësisht që nga viti 2008 e në vazhdimësi. Por, sidoqoftë në atë Kushtetutë të gjithë shqiptarët kanë votuar me shpresën dhe besimin se ajo do të mbrojë dhe garantojë të drejtat themelore të tyre.

Ndaj unë më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”, tha Meta.