Meta premton ‘Urdhri i Skënderbeut’ për Ramën: Mona me Lulin nuk e meritojnë sepse…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka ‘premtuar’ publikisht’ Edi Ramws se nëse më 18 tetor Shqipëria çel negociatat me Bashkimin Europian, do ti akordojë medaljen “Urdhri i Skënderbeut”.

“Ju e dini kontributin tim te Rama. Duke më dëgjuar mua i ka dalë mirë. Se nuk kemi vetëm hallin e Edit por të Shqipërisë. Jam i gatshëm ti japë dekoratën Edit nëse hapen negociatat më 18 tetor. Do ti jap urdhërin e Skënderbeut”, deklaroi me ironi Meta ndërsa shtoi se Bashës dhe Kryemadhit nuk do t’i akordojë asnjë dekoratë sepse “Luli ka lënë institucionet ndërsa Monika i ka dhënë besën Lulit”.