Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon një sërë takimesh me zyrtarë të rëndësishëm atje.
Ai ishte i ftuar sot në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Presidenti Meta, falënderoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë.
Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë, me qëllim promovimin e vendit e forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve. /real-news.tv/

