Meta shkel Kushtetutën? Komisioni i Venecias: E kemi një ide të qartë

dele-1.jpg

Ekipi i Komisionit të Venecias ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar që është ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në fundi të takimit, drejtuesi i delegacionit Kaarlo Tuori, u shpreh se ata e kanë të qartë nëse presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën, po me raportin final do të njihemi në 11 Tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor”, tha ai.

Për dy ditë me radhë përfaqësia e Komisionit të Venecias në vendin tonë ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit, presidentit Meta, përfaqësuesit e opozitës brenda dhe jashtë parlamentare, ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj si dhe me drejtuesit e KQZ-së dhe Policisë së Shtetit.

Anëtarët e Komisionit të Venecias që mbërritën në Shqipëri:

  1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
  2. Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare
  3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
  4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303