fbpx

Meta sulmon Ramën: Nëse më thotë më ‘burri i Monikës’, do t’i them ‘gruaja e Bilalit’

metaaa.jpg
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një konferencë për shtyp.
Ai ka sulmuar kryeministrin Rama për deklaratat e këtij të fundit që e cilëson kreun e Shtetit si ‘burrin e Monikës.
“Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur vendin tim. Unë do të bëj çdo gjë për të mbrojtur demokracinë që fituam në e30 vjet. Rrugë për në Korenë e Veriut Shqipëria nuk ka për të bërë.
Po u thellua kriza do të rivendosen edhe vizat. Nuk e bëjmë cirk Shqipërinë. Do të bëhemi seriozë. Kur të dojë të vijë këtu.
Dhe nëse më thotë më burri i Monikës do i them Gruaja e Bilalit.
Unë jam presidenti i Republikës dhe nuk më intereson as Monika asgjë tjetër. Monika hallet e fëmijëve të saj i ka të rregulluar. Për këtë duhet të falënderojë Edin dhe jo vetëm ta kritikojë. Se falë firmës së Edit dhe Lulit si kryetar bashkie ka një pallat afër unazës së re. Ndaj e njoh Unazën e Re.
Monika i ka të sigurt fëmijët por janë shqiptarët që mendojnë vetëm të ikin. Janë tërë ato sipërmarrës që nuk e durojnë dot më këtë pasiguri në këtë vend.”, është shprehur Presidenti Meta.
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303