TË FUNDIT

Meta uron kryeministrin e ri të Britanisë

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar suksese kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, z. Boris Johnson. Në statusin e tij Meta është shprehur i gatshëm për forcim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”, thuhej në mesazhin e Presidenti Meta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat