TË FUNDIT

Meta viziton familjarët e majorit të vrarë në Letoni

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme familjarët e majorit të vrarë në Letoni, Klodian Tanushit.

Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e rëndë të ushtarakut, i cili ka kryer një punë të palodhur dhe shembullore përgjatë gjithë këtyre viteve.

Nëntetarja Zarife Hasanaj mbeti e vdekur në vend nga shpërthimi i minës në Letoni, ndërkohë majori Klodian Tanushi u plagos rëndë dhe vdiq 4 ditë pas ngjarjes së rëndë.

Së bashku me reshter Julian Kapaj, i cili mbeti i plagosur, të tre ushtarakët ndodheshin në mision në Letoni. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat