Presidenti Ilir Meta ka një dalje për median sot në mëngjes.
Meta i quan zgjedhjet më 30 qershor, “zgjedhje imagjinare”
“Vendimi ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese dhe organizatës socialiste të KQZ. Kolegji Zgjedhor nuk mund të diskutonte dekretin. Institucioni i Presidentit nuk është thirrur si palë dhe vendimi nuk mund të prodhojë asnjë efekt. Ai është truk procedural për të justifikuar veprimtarinë e organizatës socialiste të KQZ-së dhe për të ndërtuar një operacion propagandistik”
Zgjedhje më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë.”
Presidenti do të dalë para gazetarëve tani në orën 08:00 dhe mendohet të jetë një reagim të fortë nga ana e Presidentit Ilir Meta.
Në orët e mbrëmjes, konferenca u njoftua dhe nga Presidenca.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë nesër (25 qershor 2019) një deklaratë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.”
Vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e Idajet Beqirit, u mor në mënyrë unanime nga 5 anëtarët e tij.
Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur Partinë e Unitetit Kombëtar, kur nuk e çregjistroi.
Kolegji praktikisht njohu 30 Qershorin si datën e zhvillimin të zgjedhjeve vendore.

