Miliona euro në Shqipëri për të dëmtuar industrinë vendase

Një fenomen shumë i rrezikshëm është vënë re kohët e fundit në vend; Analistë, gazetarë, media të ndryshme kanë nisur një fushatë kundër prodhimit “Made in Albania”.

Një fushatë e nisur dhunshëm, me gënjeshtra, pa asnjë fakt, por thjesht me fjali pa argument po sulmohen të gjitha kompanitë e mëdha të prodhimit vendas.

Ajo që është edhe më e frikshme dhe shumë shqetësuese është se këtu vihet re një sulm i mirëorganizuar dhe jo thjesht sporadik.

Një sulm i tillë, me kaq shumë investim energjish nga persona të caktuar, sigurisht që kërkon një fuqi shumë të madhe organizuese por edhe shumë para.

Nuk është tepërt nëse theksojmë se sipas informacioneve të ndryshme, miliona euro po hidhen në treg për ta mbështetur financiarisht këtë betejë të paskrupullt dhe të dhunshme kundër ekonomisë sonë kombëtare.

Një sulm i tillë i paskrupullt të ngjan me një interes madhor për ta falimentuar ekonomikisht, Shqipërinë. Dhe kjo fillon që nga fqinjët tanë, të cilët atë që nuk e bënë dot me armë, tani po përpiqen ta bëjnë me luftë ekonomike./Real-news.tv/