Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se si kryesues të Presidencës së Bashkimit Evropian kanë planifikuar mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave brenda këtij viti si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë.
Maas bëri një deklaratë të tillë gjatë Forumit Ballkanik Kundër Antisemitizmit, duke konfirmuar një fakt të tillë për Maqedoninë e Veriut, kurse për Shqipërinë e la të varur nga plotësimi ose jo i kushteve.
“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe – nëse kushtet do ta lejojnë – edhe me Shqipërinë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

