TË FUNDIT

Ministria e Arsimit merr vendimin për datën e nisjes së sezonit të ri akademik

Viti i ri universitar 2020-2021 do të fillojë më datë 2 nëntor. Ky është vendimi i parë që ministrja e re e arsimit, Evis Kushi ka firmosur ditën e sotme (29 shtator).

Aktualisht është faza e dytë e përzgjedhjes së universiteteve nga ana e maturantëve.

Shkak për nisjen e sezonit të ri akademik në nëntor ishte zëvendësimi i orareve që janë humbur si pasojë e pandemisë.

Tetori është muaji që studentët i nënshtrohen provimeve.

Ky do të jetë një vit sfidues për të gjithë studentët për shkak të kushteve të krijuara si pasojë e COVID-19.

Ata do të ulen në auditorë duke respektuar masat e distancimit social si dhe ato të higjienës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat