fbpx

Miratohet nisma, ja ç’do u bëjnë tani abuzuesve seksualë në Shqipëri

unnamed-40.jpg

Një nismë që do të ndryshojë gjithçka. Tri organizata në mbrojtje te grave propozojnë që jo vetëm diskriminim publik, por edhe ashpërsinë e dënimit për abuzuesit seksual.

Nisma ne mbrojte të grave të abuzuara mori dritën jeshile nga KQZ për mbledhjen e firmave me qëllim dërgimin në Kuvend të projektligjit, i cili do të bëjë të mundur krijimin e një regjistri kombëtar të autorëve të krimeve seksuale, i aksesueshëm dhe publik për të gjithë.

Gjithashtu kërkohet edhe ndryshimi i 6 neneve te Kodit Penal, ku kërkohet ashpërsimi me 20 përqind i dënimeve të parashikuara për abuzuesit seksual.

Për një nismë të tillë ligjore nevojitet mbledhja e 20 mijë firmave, në mënyrë që projektligji të shkojë në Kuvend.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303