Një e re taivaneze u gjend me sy të enjtur në spital.
29-vjeçarja dhe mjekët u shokuan kur zbuluan katër bletë që jetonin nën qepallën e saj dhe ushqeheshin me lotët e saj.
Mjekët në Fooyin University Hospital në Taivan thanë se ky është rasti i parë i këtij lloji në botë. Të katërta bletët u ekstraktuan të gjalla nga kanali i lotit të He.

Në një konferencë për shtyp, kreu i departamentit të oftalmologjisë, Dr Hung Chi-ting tha:
“Vura re diçka që ngjante si këmbë insekti, kështu që i tërhoqa ngadalë nën mikroskop, një nga një, pa u dëmtuar trupat.”
E gjithë kjo ndodhi teksa ajo po pastronte varrin e një familjari nga barishtet kur ndjeu se i hyri diçka në sy.
Ajo mendoi se ishte thjesht dhe.
Në mbrëmje, syri iu enjt dhe filloi të ndjente pickime të mprehta nën qepallë.
Të nesërmen në mëngjes, në spital, Hung dyshoi për një infeksion, por kur vëzhgoi syrin e He nën mikroskop, vuri re këmbët e vogla të bletëve që po usheheshin me lotët e saj.
Për fat të mirë, shikimi i He dhe bletët nuk u dëmtuan. /real-news.tv
Burimi: The Guardian

