TË FUNDIT

Mjeku i njohur në gjendje kritike nga Covid, vjen apeli i fortë: Duhen 50.000 euro!

Mjeku i njohur, Drini Dobi ndodhet ende në gjendje kritike për jetën. Teksa ndodhet në Itali për kurim, që ai të vazhdojë kurimin i duhet 50 mijë euro.

“COVID-19 ka prekur shumë nga radhët e bluzave të bardha e të shumta janë dhe humbjet e kolegëve. Kësaj here do dëshironim të bënim atë çka mundemi për Dr. Drinin. Gjendja e tij është e rëndë dhe aktualisht ndodhet në një nga spitalet e Italisë për trajtim me shpresën se do të rezistojë sa më gjatë e do t’ia dalë mbanë. Kjo përpjekje e tij dhe e familjareve shoqërohet gjithashtu dhe shpenzime të papërballueshme financiare, ndaj dhe ju lutemi secilit që ka dëshirën dhe mundësinë të kontribuojë”, është apeli në media.

Thirrja për ndihmë në GO FUND ME është hapur përpara disa orëve dhe nga 50.000 euro që nevojiten në mënyrë që dr. Dobi të vijojë kurimin në Itali janë grumbulluar vetëm 8.185 euro
Mjekët shqiptarë në Europë të cilët kanë bërë thirrjen për ndihmë:
Xhulieta Treska, MD, Germany
Erjon Panajoti, MD, Albania
Ilir Halili, MD, Albania
Indrít Seferí, PhD, Albania

Drilon Cupi, MD, Germany
Vjosana Gosnishti, MD, Germany
Elona Cekani, MD, Sëitzerland
Roland Jovani, MD, France
Arvena Hila, MD, Italy
Arjola Ustalli, MD, Italy
RubJona Xhani, MD, Italy
Eni Dragoj, MD, PhD, Italy

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat