TË FUNDIT

Mjeku i ‘Shefqet Ndroqit’ shërohet nga koronavirusi, u infektua 3 javë më parë

Mjeku Alban Hatibi është shëruar plotësisht nga koronavirusi. Ky lajm është bërë i ditur nga shefja e Reanimacionit në Spitalin COVID 2, Alma Cani.

Ajo shkroi në rrjete sociale se Albani e fitoi betejën me Covid-19 si dhe thekson se të gjithë duhet të respektojmë rregullat.

Mjeku u infektua me Covid rreth tre javë më parë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi për mua t’ju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejën me Covid-19! Çdo dite duke u përballur me ketë uragan që nuk po mbaron, çdo ditë duke u ndeshur me ketë të keqe që nuk po kursen jetën e njerëzve, përfshirë këtu edhe moshat e reja, për ne bluzat e bardha rreziku është i madh dhe ne nuk jemi të përjashtuar nga e keqja, që është afër nesh çdo çast! Dr Albani prej vitesh ka punuar me përkushtim, devotshmëri, profesionalizëm e modesti në ndihme të jetës së pacientëve ndaj kthimi i tij mes nesh është i domosdoshëm! Faleminderit të gjithëve për mesazhet pafund që të gjithë ju miq, kolegë, familjarë, dashamirës, pacient, të njohur e të panjohur që nuk reshten gjatë gjithë këtyre ditëve si suport moral për të gjithë ne! Kënaqësi se i shtohet dhe fakti që kthimi i Dr Albanit në ketë arenë lufte të përgjakshme që ne po përjetojmë, na jep forcë, besim e shpresë që ne së bashku do ja dalim! Asgjë në jetë nuk duhet të na frikësoje: duhet të kuptojmë e të jemi realist Respektoni rregullat! Mbroni jetën tuaj dhe të të tjerëve! Respektimi i rregullave nga ju është ndihme për jetën tuaj e forca jonë!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat